Real Madridi ka marrë një lajm të mirë në prag të ndeshjes së kthimit kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi Karim Benzema të premten është rikthyer në stërvitje pas lëndimit që e pësoi në fillim të kësaj jave.
Klubi madrilen ka njoftuar se Benzema do të jetë gati për ndeshjen e dytë të 1/8 së finales që e luan javën tjetër ndaj Liverpoolit.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” ndërsa Reali është pothuajse me një këmbë në çerekfinale, pasi në duelin e parë triumfoi 5:2 ndaj ekipit anglez.
35-vjeçari nuk do të aktivizohet për ndeshjen kampionale që Reali e luan të shtunën ndaj Espanyolit për të qenë sa më i përgatitur fizikisht për javën tjetër.
Ai këtë sezon ka shënuar 18 gola për ekipin spanjoll në 27 ndeshje të luajtura.