Sulmuesi Karim Benzema është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit në fitoren 5:2 ndaj Liverpoolit.
Benzema shënoi dy gola në fitoren e madhe në Anfield.
“Kemi luajtur me personalitet, kemi prodhuar gola. E duam sërish këtë Ligë të Kampionëve. Dhe kjo ofroi një lojë që ishte bukur ta luajmë dhe për të cilën shikohet futbolli. Ishte një mbrëmje e rëndësishme për ne dhe dua t’ia kushtoj këtë paraqitje presidentit tonë të nderit, Amancio (vdekja e të cilit u bë e ditur para ndeshjes). Kjo fitore ishte për të”, ka theksuar Benzema.
Liverpooli shënoi dy gola të shpejtë, por më pas i pranoi pesë.
“Po, kemi nisur zbehtë. E kemi ditur se tifozët në Anfield do të na bëjnë presion, por pas 15 minutave kemi parë Real Madridin e vërtetë. Futbolli në këtë nivel është i vështirë. Liverpooli nisi më mirë se ne, por ishte një ndeshje e madhe dhe ne ishim gati”, ka shtuar sulmuesi francez.