Sport

Benzema në dyshim për Liverpoolin

Paraqitja e sulmuesit Karim Benzema ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve është në dyshim për shkak të problemeve fizike të francezit, ka njoftuar “AS” të premten.

Mësohet se Benzema nuk do të jetë pjesë e Real Madridit për ndeshjen kampionale ndaj Osasunas që zhvillohet të shtunën.

Ai ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e pësoi muajin e kaluar kundër Valencias dhe mbetet në dyshim nëse do të jetë në gjendje të luajë kundër Liverpoolit.

Real Madridi të martën e ardhshme e luan ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Champions kundër Liverpoolit në udhëtim. Benzema këtë sezon ka 16 gola në 23 paraqitje në të gjitha garat.