Ikona franceze e futbollit, Jean-Pierre Papin, ka thënë se “Topi i Artë” për këtë vit duhet t’i jepet sulmuesit të Barcelonës, Lamine Yamalit.
Ai ka thënë se Yamal është favorit për ta fituar çmimin prestigjioz që jepet më vonë këtë vit, para yllit të Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele.
Yamal, Dembele dhe Raphinha janë kandidatët kryesorë për ta fituar këtë çmim.
“Lamine Yamal e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’ këtë vit. Jo Dembele apo Hakimi. Për mua, Yamal ka qenë më i miri dhe ka pasur sezon të shkëlqyer”, ka deklaruar Papin, që është fitues i “Topit të Artë” në vitin 1991.
Asnjë futbollist i Barcelonës nuk e ka fituar “Topin e Artë” që prej vitit 2021, në kohën e Lionel Messit.
Dembele në sezonin e kaluar me PSG-në i fitoi trofetë kryesorë në Francë dhe në Evropë.