Manchester Unitedi po e përcjell mbrojtësin e krahut të majtë, Alex Grimaldon që po synon ta transferojë verën tjetër.
Mediumet britanike kanë raportuar se skautët e Unitedit, tashmë e kanë përcjellë Grimaldon nga afër dhe kanë mbetur të impresionuar me paraqitjet e tij te Benfica.
Spanjolli 26-vjeçar është njëri prej mbrojtësve të krahut më të vlerësuar në kampionatin portugez dhe Unitedi është i gatshëm të ofrojë deri në 30 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij.
Grimaldo iu bashkua Sportingut në janar të vitit 2016 nga Barcelona B dhe me ekipin portugez ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë edicion, Grimaldo në dhjetë ndeshje ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.