Sport

Uniteti i skuadrës, “arma” e re e Realit

Kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi në korrik, ishte fundi i një epoke në “Santiago Bernabeu”, pasi skuadra madrilene i tha lamtumirë lojtarit të saj më të mirë dhe golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave.

Ndonëse skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui dështoi të transferonte një zëvendësues, Reali ka nisur stinorin në mënyrë mjaft të mirë duke shënuar tri fitore në tri ndeshje, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Pas tri xhirove zë vendin e dytë me pikë të barabarta me Barcelonën, të dyja me bilanc të qind për qind, kështu që po duket një transitcion më i lehtë në epokën pas-Ronaldos te “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi mposhti thellë, 4:1, Leganesin në shtëpi të shtunën, duke shënuar dhjetë gola në tri xhirot e para të La Ligas.

Megjithëse ka pasur një fillim të lehtë të stinorit, Reali ka nisur të luaj me kënaqësi dhe duket sikur presioni është larguar nga shpatullat e skuadrës.

“E vërteta është se tash Reali po luan me 11 lojtarë dhe jo me dhjetë plus një, siç ka bërë në nëntë vitet e kaluara”, ka shkruar gazeta spanjolle “Marca”. “Tash nëse një lojtar pason keq bashkëlojtarët mundohen të inkurajojnë lojtarin që ka bërë gabimin. Më herët, Cristiano Ronaldo ishte kuptueshëm më kërkues, por tash çdo gjë është më miqësore” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)