Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Iscos nuk i mungon Ronaldo te Reali

Mesfushori Isco ka pohuar se ekipi i Real Madridit po përballon mungesën e Cristiano Ronaldos.

Portugezi i dha fund karrierës nëntëvjeçare në Bernabeu, duke kaluar te Juventusi dhe mediat kanë raportuar se Reali sivjet do të jetë më i dobët pa prezencën e legjendës.

Isco ka thënë se më shumë lojtarë po kontribuojnë me gola tani kur Ronaldo ka bërë kalimin në Torino.

“Dihet që Cris [Ronaldo] është lojtar i jashtëzakonshëm që ua siguron 50 gola në sezon, por e dimë si është futbolli. Nëse fitojmë do thonë se nuk na mungon, nëse humbim thonë se na mungon”, ka thënë Isco.

“Ka lojtar që vitin e kaluar nuk kanë realizuar gola, por tani po. Tani nuk na mungon ai, por ky është vetëm fillimi. Shpresojmë të vazhdojmë kështu dhe i uroj gjitha të mirat te Juve”.

Artikuj të ngjashëm