Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco largohet nga Real Madridi

Trajneri i Real Madridit, Calo Ancelotti, ka konfirmuar se Isco do të largohet gjatë kësaj vere.

Klubi madrilen nuk i ka vazhduar kontratën mesfushori spanjoll që i skadon në qershor të këtij viti.

“Karriera e Iscos me Real Madridin përfundon sot. Dhe ka qenë një karrierë e shkëlqyer”, deklaroi Ancelotti.

Isco u transferua te Real Madridi në vitin 2013 nga Malaga.

Ai ka bërë 246 paraqitje për madrilenët, duke shënuar 37 gola.

Artikuj të ngjashëm