Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi nuk ia vazhdon kontratën Iscos

Pas nëntë vjetësh qëndrim te Real Madridi, Isco do të largohet në fund të sezonit. Sipas “AS” drejtuesit e klubit madrilen i kanë bërë me dije lojtarit se nuk do t’ia vazhdojnë kontratën që i skadon në verë.

Mesfushori thuhet se është në kërkim të një skuadre të re. Për shërbimet e spanjollit interesim kanë shprehur Fiorentina dhe Sevilla.

Isco këtë edicion ka luajtur vetëm 259 minuta në La Liga duke shënuar një gol.