Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco në Premier League

Foto: Reuters

Isco do të largohet nga Real Madridi. Mesfushori spanjoll nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Sipas “The Mirror”, mesfushori karrierën do ta vazhdojë në Premier League.

Isco thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin dhe nga edicioni i ardhshëm do të jetë pjesë e londinezëve.

Isco këtë sezon ka luajtur vetëm 177 minuta në La Liga, duke shënuar një gol.

29-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013 kur u transferua nga Malaga.