Mesfushori i Real Madridit, Isco ka gjasa të mëdha që vitin e ardhshëm të luajë në Premier League. Mediumet britanike kanë njoftuar të martën se Real Madridi tashmë është kontaktuar nga Arsenali që po kërkon transferimin e mesfushorit në afatin kalimtar të janarit.
Është trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta që po insiston në Iscon dhe krerët e ekipit londinez janë të gatshëm të ofrojnë rreth 15 milionë euro për kartonin e tij.
Isco është i gatshëm të largohet nga Reali në janar, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.
29-vjeçari ka vetëm gjashtë ndeshje në La Liga këtë sezon dhe një gol të shënuar. Ai ka kontratë me Realin deri në fund të këtij sezoni dhe te klubi madrilen po duan ta shesin në janar pasi nuk e kanë ndërmend t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës.