Mesfushori nga Spanja, Isco, mund të jetë transferimi befasues i skuadrës së Evertonit pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit. Sipas “The Sun”, drejtuesit e Evertonit janë në negociata me Iscon dhe marrëveshja mes palëve mund të arrihet brenda kësaj jave.
Isco është lojtar i lirë, pasi muaj më parë shkëputi kontratën me Sevillan dhe mund të transferohet edhe pas afatit kalimtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo30-vjeçari në fakt pritej t’i bashkohej Union Berlinit, por marrëveshja dështoi në çastet e fundit dhe tani është i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Angli.
Evertoni është i gatshëm t’i ofrojë Iscos kontratë deri në fund të këtij sezoni me opsionin e rinovimit edhe për vitin tjetër.
Isco këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime për Sevillan, ndërsa karrierë në Spanjë ka bërë edhe te Real Madridi e Malaga.