Futbollistët e Juventusit kanë paralajmëruar klubin italian në lidhje me një transferim të mundshëm të mesfushorit Isco, përcjell “Tuttosport” të premten.
Klubi italian është në negociata me Iscon, por lojtarët nuk po duan që Juventusi të bëjë një lëvizje për transferimin e tij. Isco, aktualisht është lojtar i lirë pasi javë më parë e shkëputi kontratën me Sevillan. Sipas lojtarëve të Juventusit, Isco nuk i ka cilësitë e duhura për të luajtur për një top klub dhe për këtë arsye nuk po e duan në Torino.
Në fakt, ata kanë paralajmëruar se do të ngrihen kundër klubit në rast se Isco transferohet te Juventusi. Isco para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë, por nuk bindi për paraqitjet e tij dhe u lirua.
Ai karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Malaga. Në 19 paraqitje këtë edicion, Isco ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.