Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco dhe Alberto pranë Sevillas

Sevilla po synon ta përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të verës. “Fichajes” ka bërë të ditur se klubi spanjoll është pranë marrëveshjes me Iscon.

Mesfushori spanjoll është futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Real Madridin.

Ky nuk pritet të jetë përforcimi i vetëm këtë verë te Sevilla. Drejtuesit e klubit të Sevillas janë në negociatat me Lazion për sulmuesin Luis Alberto.

Alberto do të largohet nga ekipi italian pas problemeve me trajnerin Maurizo Sarri.

Spanjolli është i gatshëm të transferohet në La Liga këtë verë.