Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtarizohet largimi i Iscos

Sevilla ka arritur marrëveshje me Iscon për shkëputjen e kontratës.

Mesfushori iu bashkua klubit andaluzian në verë si futbollist i lirë pas periudhës së suksesshme që e pati te Real Madridi.

Isco luajti vetëm 19 ndeshje për Sevillan, ndërsa shënoi një gol dhe regjistroi tri asistime.

Arsenali dhe Tottenhami kanë shprehur interesim për shërbimet e 30-vjeçarit me përvojë të madhe.