Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco arrin marrëveshje me Sevillan

Sevilla ka arritur marrëveshje me Iscon e Real Madridit. Lajmi është bërë i ditur të dielën nga klubi spanjoll.

Sulmuesi të hënën do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore dhe nëse i kalon me sukses, ai do të nënshkruaj kontratë për dy sezonet e ardhshme.

Sulmuesi 30-vjeçar mbeti lojtar i lirë, pasi nuk vazhdoi kontratën me Real Madridin. Pjesë e Realit ishte që prej vitit 2013. Ai karrierë më herët ka bërë edhe te Malaga.