Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco rinovon kontratën me Betisin

Mesfushori Isco nuk do të largohet nga Real Betisi, por do të jetë pjesë e këtij ekipi edhe për një periudhë të gjatë. “Marca” ka raportuar të enjten se Isco ka pranuar ofertën e Betisit për rinovimin e kontratës, e cila do të bëhet zyrtare brenda kësaj jave.

Me rinovimin e kontratës që i skadonte në fund të këtij edicioni, Isco do të mbetet te Betisi deri në vitin 2026 dhe do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për 12 muaj të tjerë.

31-vjeçari iu bashkua Betisit këtë verë si lojtar i lirë, ndërsa në 18 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Isco ka shënuar tri gola dhe ka bërë po aq asistime.

Artikuj të ngjashëm