Futboll

Risi në listën e Spanjës, kthehet Isco

Isco

Mesfushori i Real Betisit, Isco, është kthyer në Përfaqësuesen e Spanjës pas gjashtë vjetësh. Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente, e ka publikuar listën prej 26 futbollistëve për ndeshjet e qershorit. Spanja më 5 qershor do të luajë ndaj Francës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Gjysmëfinalja tjetër e Ligës së Kombeve do të zhvillohet ndërmjet Gjermanisë dhe Portugalisë më 4 qershor. Finalja do të luhet më 8 qershor. 33-vjeçari Isco ndeshjen e fundit për Spanjën e ka zhvilluar në vitin 2019 ndaj Suedisë.

De la Fuente e ka ftuar pas një kohe të gjatë edhe mesfushorin e Barcelonës, Gavi.

Gavi pikërisht me Spanjën e pësoi një lëndim shumë të rëndë që e la jashtë fushës për një kohë shumë të gjatë. 63-vjeçari De la Fuente nuk e ka ftuar mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri. Nuk janë ftuar edhe disa futbollistë si Ferran Torres, Raul Asencio, Bryan Zaragoza e Inigo Martinez.