Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Spanja pa lojtarë të Real Madridit në Botëror

Spanja

Kampionia e Evropës, Spanja, do të udhëtojë për në Kupën e Botës me shumë lojtarë të Barcelonës dhe pa asnjë të Real Madridit. Ekipi prej 26 futbollistëve i publikuar të hënën nga përzgjedhësi Luis de la Fuente, përfshinë plot tetë të Barcelonës, e që pritet të jenë prej bartësve të lojës.

Është hera e parë që nga viti 1950 që Spanja do të shkojë në Botëror pa asnjë lojtar të Real Madridit në përbërje. Është kjo një mungesë e theksuar për 15 herë fituesin e Ligës së Kampionëve. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në SHBA, Kanada e Meksikë, De la Fuente do ta udhëheqë njërën prej favoriteve të Botërorit.

Mbrojtësit Dean Huijsen dhe Dani Carvajal ishin ndër emrat e Real Madridit që munguan në listën e Spanjës. Kështu Barcelona ofron bazën e ekipit përfaqësueses të Spanjës, që kërkon titullin e dytë të botës, pas atij në Afrikë të Jugut në vitin 2010.

De la Fuente nuk u mor shumë me mungesat. Më shumë i kushtoi rëndësi atyre që janë në ekip.

“Unë jam trajneri dhe nuk shikoj se prej nga vijnë lojtarët. Ata janë lojtarë të ekipit përfaqësues, nuk shikoj në njërin apo klubin tjetër. Nuk kam paragjykim lokal që mund të ketë një tifoz. E tëra që dua është që këta lojtarë të ndihen krenarë që përfaqësojnë ekipin kombëtar”, ka thënë De la Fuente në konferencë për shtyp.

Lista fillimisht u publikua përmes një videoje, pjesë e së cilës ishte edhe Mbreti i Spanjës.

Joan Garcia, Pau Cubarsi, Eric Garcia, Gavi, Pedri, Dani Olmo, Lamine Yamal dhe Ferran Torres janë lojtarët e Barçës te Spanja. Shtatë lojtarë të ftuar janë të klubeve të Premier Leagues.

“Entuziazmi është fjala kryesore. Pasioni”, ka shtuar selektori spanjoll. “Reagimi i njerëzve në të gjithë Spanjën – të rritur, njësojë si fëmijë – është se ata e mbështesin plotësisht ekipin kombëtar. Është një nder për mua të përfaqësoj ekipin kombëtar”.

Portieri David Raya dhe mesfushorët Martin Zubimendi e Mikel Merino janë lojtarët e Arsenalit në përfaqësuesen spanjolle. Rodri i Manchester Cityt i jep De la Fuentes prani komanduese në mesfushë.

Tekniku spanjoll foli edhe për shqetësimin lidhur me gjendjen fizike të Lamine Yamalit dhe Nico Williamsit. Ata do të udhëtojnë për në SHBA duke trajtuar lëndime të hamstringut.

“Jemi shumë të relaksuar. Përveç ndonjë pengese, do t’i kemi të gjithë në dispozicion që nga ndeshja e parë. Jemi në kontakt të rregullt me ekipet mjekësore të klubeve”, ka thënë De la Fuente.

“Do t’i thërrasim kur ta vlerësojmë të përshtatshme. Dua të përsëris se do t’i kemi të gjithë në formën më të mirë dhe do të jemi në gjendje t’i shijojmë duke i parë në Botëror”.

Spanja shkon në Botëror e trimëruar nga triumfi në Evropianin 2024 në Gjermani. Por edhe me barrën e pritjeve të mëdha nga tifozët e zjarrtë spanjollë.



Ekipi përfaqësues i Spanjës

Portierë: Unai Simon (Athletic Bilbao), David Raya (Arsenal), Joan Garcia (Barcelona)

Mbrojtës: Pedro Porro (Tottenham Hotspur), Marcos Llorente (Atletico Madrid), Pau Cubarsi (Barcelona), Marc Pubill (Atletico Madrid), Aymeric Laporte (Athletic Bilbao), Eric Garcia (Barcelona), Alex Grimaldo (Bayer Leverkusen), Marc Cucurella (Chelsea)

Mesfushorë: Rodri (Manchester City), Martin Zubimendi (Arsenal), Gavi (Barcelona), Pedri (Barcelona), Fabian Ruiz (Paris St Germain), Mikel Merino (Arsenal), Alex Baena (Atletico Madrid)
Sulmues:  Dani Olmo (Barcelona), Lamine Yamal (Barcelona), Ferran Torres (Barcelona), Yeremy Pino (Crystal Palace), Nico Williams (Athletic Bilbao), Victor Munoz (Osasuna), Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Borja Iglesias (Celta)