Përzgjedhësi Luis de la Fuente do të mbetet në krye të Përfaqësueses së Spanjës deri në vitin 2032.
Kështu ka njoftuar të enjten Federata e Futbollit e Spanjës.
Kontrata e mëparshme e De la Fuentes skadonte pas përfundimit të “Euro 2028”.
Përzgjedhësi 65-vjeçar ka pasur shumë suksese në karrierë si trajner.
Së fundmi e fitoi Kupën e Botës 2026, pas fitores 1:0 në finale ndaj Argjentinës.
Ai në më pak se katër vjet në krye të Spanjës, e ka fituar edhe Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve.
Me Grupmoshën U19 të Spanjës ishte fitues i Evropianit 2015, ndërsa në vitin 2019 e fitoi Evropianin U21. Në vitin 2018 ishte fitues i Lojërave Mesdhetare me Spanjën, kurse në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, e fitoi të argjendtën.