Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Betisi i ofron Iscos kontratë të re

Real Betisi i ka ofruar kontratë të re mesfushorit Isco pas paraqitjeve të mira këtë edicion. “Marca” shkruan të enjten se palët janë në negociata dhe marrëveshja mund të finalizohet së shpejti. Isco iu bashkua Betisit si lojtar i lirë para fillimit të këtij edicioni dhe kontrata aktuale i skadon verën tjetër.

Me kontratën e re, ai do të jetë pjesë e ekipit spanjoll deri në verën e vitit 2026 dhe do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Aktualisht, 31-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Betisi, pasi në 17 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ka shënuar tri gola dhe ka bërë po aq asistime.