Mesfushori Isco mund të jetë përforcimi befasues i skuadrës nga Bundesliga, Union Berlinit. “Sky Sport Germany” bën të ditur të hënën se drejtuesit e klubit gjerman tashmë kanë nisur kontaktet me Iscon, të cilin po e shohin si përforcim të duhur.
Aktualisht, Isco është pa klub pasi muaj më parë ka shkëputur kontratën me Sevillan dhe është i hapur për një transferim të mundshëm në Gjermani. Mësohet se Union Berlini i ka ofruar atij kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa transferimi i Iscos mund të finalizohet brenda pak ditëve.
Isco tek Unioni do të transferohej si lojtar i lirë dhe do ta ndihmonte ekipin këtë sezon në kampionatin gjerman.
30-vjeçari para se t’i bashkohej Sevillas, karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Malaga. Te Sevilla, ai ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë.