Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco afër Betisit

Isco është afër marrëveshjes me skuadrën spanjolle Real Betis. Mesfushori spanjoll është futbollist i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Real Madridin.

“Fichajes” ka bërë të ditur se 30-vjeçari është në bisedime të avancuara me Betisin.

Është trajneri Manuel Pellegrini që po insiston në transferimin e spanjollit për sezonin e ri.

Isco thuhet se është pajtuar parimisht me kushtet e ofruara nga Betisi, dhe kanë mbetur vetëm disa detaje për të finalizuar marrëveshjen.

Për Iscon në garë është edhe Sevilla.