Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti paralajmëron largimin e Iscos

Mesfushori Isco do të largohet nga skuadra e Real Madridit gjatë afatit kalimtar të janarit. Këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri i Realit, Carlo Ancelotti që ka pranuar se situata e Iscos në klub është e komplikuar.

Isco këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël në ekip dhe për këtë arsye do të largohet nga Reali, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. Për ta lënë të lirë Iscon, Reali po kërkon rreth 20 milionë euro.

“Situata e Iscos është e komplikuar si në nivelin personal ashtu edhe teknik. Ai nuk ka pasur rastin të dëshmohet për shkak të ecurisë së ekipit, kështu që mbetet të shihet e ardhmja e tij”, ka thënë Ancelotti. 29-vjeçari këtë sezon ka një gol në shtatë ndeshje.

Artikuj të ngjashëm