Real Madridi do të lejojë largimin e Iscos si futbollist i lirë. Mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos e pengojnë lojtarin.
Trajneri Carlo Ancelotti thuhet se ia ka bërë me dije spanjollit se nuk llogarit në shërbimet e tij.
Mesfushori spanjoll është në vitin e fundit të kontratës me madrilenët.
Për shërbimet e Iscos interesim kanë shprehur Arsenali dhe Milani.
Këtë edicion 29-vjeçari ka pasur vetë shtatë paraqitje duke shënuar një gol.