Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma insiston për Iscon

E ardhmja e Isco Alarcon vazhdon të mbetet e paqartë.

Mesfushori spanjoll është i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Real Madridin.

Një ndër klubet më të interesuara për mesfushorin është Roma.

Trajneri Jose Mourinho po insiston në transferimin e spanjollit.

Trajneri portugez ka kërkuar nga drejtuesit e klubit t’i ofrojnë kontratë trevjeçare mesfushorit për ta bindur të transferohet në Serie A.

Për Iscon interesim kanë shprehur edhe skuadra nga La Liga.