Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco i ofrohet Romës

Ish-mesfushori i Real Madridit, Isco i është ofruar skuadrës së Romës, ka njoftuar “Calciomercato” të hënën. Isco është lojtar i lirë dhe mund t’i bashkohet Romës në rast se arrin marrëveshje me ekipin nga Serie A.

Te Roma, Isco mund të shihet si zëvendësim për Nicolo Zaniolon, i cili pritet që gjatë këtyre ditëve të transferohet te skuadra e Galatasarayt. Spanjolli 30-vjeçar është pa klub prej muajit dhjetor kur e shkëputi kontratën me skuadrën e Sevillas, të cilës iu bashkua para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë. Në fakt, Isco ishte pranë transferimit tek Union Berlini në Gjermani por kjo lëvizje dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Për t’iu bashkuar Romës, Isco po kërkon pagë vjetore mbi tre milionë euro me bonuse. Ai më herët i është ofruar edhe skuadrës së Evertonit.