Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma në negociata me Iscon

Drejtuesit e Romës janë në negociata të avancuara me mesfushorin Isco, ka raportuar “Calciomercato” të enjten.

Roma po e kërkon me çdo kusht transferimin e Iscos, i cili në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Realin. Skuadra italiane tashmë i ka bërë ofertë Iscos, të cilit i ka ofruar kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej pesë milionë eurosh.

Isco pëlqehet shumë nga trajneri i Romës, Jose Mourinho, që po shpreson ta ketë në ekip prej sezonit të ri. 30-vjeçari ka qenë pjesë e Real Madridit prej vitit 2013, kurse karrierë ka bërë edhe te Malaga.