Isco mund të përfundojë në Serie A te Fiorentina, pasi futbollisti i Real Madridit është parë duke i kaluar pushimet në Firence.
Mesfushori kreativ do të jetë pa kontratë në fund të qershorit, ndërsa në atë kohë, Isco do të jetë 30-vjeçar.
Spanjolli është paraqitur në vetëm 14 ndeshje zyrtare këtë edicion për Real Madridin dhe ka shënuar dy gola.
Ai është pjesë e madrilenëve që prej vitit 2013-të kur u transferua për 30 milionë euro, ndërsa u fol shumë se mund t’i bashkohej Fiorentinës edhe në muajin janar.
“Tuttomercatoweb” ka shkruar të dielën se Isco është parë me familjen e tij në Firence.
Për Spanjën, Isco ka luajtur 38 herë dhe ka shënuar 12 gola.
Artikuj të ngjashëm