Mesfushori i Real Madridit, Isco ka gjasa të mëdha që gjatë këtij muaji të transferohet në Serie A.
Bëhet e ditur se skuadra e Fiorentinas ka shprehur interesim për shërbimet e tij. Mësohet se ekipi italian është i gatshëm të ofrojë dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro për Iscon, i cili ka kontratë me Real Madridin deri në fund të këtij sezoni.
Mesfushori 29-vjeçar nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti dhe është i gatshëm të largohet nga Real Madridi. Ai këtë sezon, ka luajtur vetëm 195 minuta për Real Madridin në të gjitha garat.