Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco s’është në planet e Ancelotit

Mesfushori spanjoll, Isco do të largohet nga Real Madridi.

Isco nuk është në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, kanë bërë të ditur mediat spanjolle.

29-vjeçari edhe në sezonin e ri nuk bën pjesë në formacionin bazë të trajnerit italian. Këtë sezon, Isco në tri paraqitje në La Liga ka luajtur 127 minuta.

Isco është në vitin e fundit të kontratës me klubin dhe nuk do ta vazhdojë atë.

Interesim për shërbimet e spanjollit ka shprehur Juventusi që po tenton ta transferojë si lojtar i lirë.