Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi e Arsenali interesohen për Moussa Dembelen

Skuadrat nga Premier League, Manchester Unitedi dhe Arsenali kanë shprehur interesim për sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembelen.

“Foot Mercato” ka njoftuar të enjten se krerët e Lyonit pritet të shesin Dembelen, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për kartonin e 25-vjeçarit, Lyoni po kërkon të paktën 25 milionë euro. Dembele e njeh futbollin anglez pasi për dy vjet ka qenë pjesë e skuadrës së Fulhamit (2014-2016), kurse Lyonit iu bashkua në vitin 2018 nga Celticu.

Për gjashtë muaj, Dembele vitin e shkuar ishte i huazuar te Atletico Madridi, kurse në sezonin 2021/22 ai ka shënuar 22 gola në 36 paraqitje për ekipin francez.