Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uniteid me ofertë për Gapkon

Manchester Unitedi është i vendosur për ta mposhtur konkurrencën e fortë për sulmuesin e krahut, Cody Gakpo. “The Sun” ka raportuar të hënën se Unitedi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare PSV Eindhovenit për holandezin.

Mësohet se për transferimin e 23-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit, Unitedi ka ofruar 50 milionë euro.

Gakpo ishte pranë kalimit tek Unitedi edhe para fillimit të këtij sezoni, por ekipi holandez refuzoi ofertën. Gakpo është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në kampionatin holandez, ndërsa këtë edicion ka 13 gola e 17 asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me PSV Eindhovenin deri në verën e vitit 2026.