Sulmuesi i krahut, Cody Gakpo, pritet të jetë përforcimi i parë i Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit, raporton “Sky Sports” të hënën. Bëhet e ditur se Unitedi tashmë ka arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe po negocion me PSV Eindhovenin për lirimin e tij.
Ekipi holandez po kërkon të paktën 60 milionë euro për Gakpon, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i Unitedit, Erik ten Hag.
23-vjeçari po shkëlqen këtë edicion pasi ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 17 asistime për PSV Eindhovenin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.
Ai luajti edhe në Kupën e Botës me Holandën, ku në pesë ndeshje në turneun e Katarit realizoi tri gola.
Artikuj të ngjashëm