Manchester Unitedi nuk është ekipi i vetëm që po insiston në transferimin e sulmuesit të krahut, Cody Gakpo.
“Sky Sports” ka bërë të ditur të premten se në konkurrencë për shërbimet e holandezit janë futur edhe skuadrat tjera të mëdha të Evropës.
Duke pasur parasysh interesimin e madh për Gakpon, ky pritet të jetë edicioni i fundit i 23-vjeçarit me fanellën e Feyenoordit. Gakpo po vazhdon të shkëlqejë edhe këtë edicion, duke impresionuar me paraqitjet e tij.
Ai ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 11 herë në 17 paraqitje për ekipin holandez në të gjitha garat. Gakpo ka kontratë me Feyenoordin deri në vitin 2026, ndërsa ekipi holandez për ta lënë të lirë verën tjetër po kërkon të paktën 50 milionë euro.