Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSV-ja kërkon 40 milionë euro për sulmuesin Gakpo

Sulmuesi holandez Cody Gakpo mund të largohet nga PSV Eindhoveni gjatë kësaj vere, por vetëm për një ofertë prej 40 milionë eurosh.

Krerët e skuadrës holandeze i kanë caktuar çmimin 23-vjeçarit, i cili po kërkohet nga Chelsea, Liverpooli, Manchester City e Bayern Muencheni, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano të mërkurën.

Gakpo ka kontratë me PSV Eindhovenin deri në vitin 2026, kurse këtë edicion ka 21 gola e 15 asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është produkt i akademisë së klubit të njohur holandez, kurse në ekipin e parë është promovuar prej sezonit 2018/19. Ai ka edhe katër ndeshje e një gol të shënuar për Përfaqësuesen e Holandës.