Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gakpo do t’i bashkohet Liverpoolit

Liverpooli ka transferuar Cody Gakpon nga PSV-ja, ka njoftuar faqja zyrtare e PSV-së.

Klubi në postim në Twitter ka thënë se klubet kanë arritur marrëveshje sonte.

“PSV dhe Liverpooli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Cody Gakpos. Sulmuesi 23-vje[ar do të largohet për në Angli menjëherë, ku do t’i nënshtrohet formalitetit para kompletimit të transferimit”, thuhet në faqen zyrtare të PSV-së.

Gakpo do të firmosë kontratë afagjate me Liverpoolin më vonë këtë javë.

Shuma e dëmshpërblimit do të jetë 42 milionë euro plus bonuse. Në total mund të arrijë në rreth 57 milionë euro.