Liverpooli e ka finalizuar transferimin e Cody Gakpos të martën pasdite. 23-vjeçari është regjistruar zyrtarisht si lojtar i Liverpoolit dhe do të jetë i gatshëm të fillojë punën me klubin e tij të ri.
Arritja e marrëveshjes në mes të Liverpoolit dhe PSV-së u bë më 28 dhjetor. Reprezentuesi holandez tani mund të përfshihet në ekip për ndeshjen që Liverpooli e luan të shtunën në “FA Cup” kundër Wolverhapmtonit në “Andield”.
Reprezentuesi i Holandës me klubin anglez ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2028.