Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi transferon portierin Butland

Skuadra e madhe angleze, Manchester United, ka zyrtarizuar transferimin e portierit Jack Butland.

Portieri 29-vjeçar u transferua nga Crystal Palace, dhe ka nënshkruar kontratë në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Trajneri Erik ten Hag kishte nevojë për një zëvendësues të David de Geas, pasi Newcastle Unitedi e ktheu më herët nga huazimi Martin Dubravkan.

Butland ka nëntë paraqitje me Anglinë.

Pjesë e Crystal Palaceit është prej vitit 2020, por këtë edicion nuk është paraqitur në asnjë ndeshje.

Artikuj të ngjashëm