Manchester Unitedi ia ka vazhduar kontratën portierit 39-vjeçar, Tom Heaton.
Zyrtarizimi i vazhdimit të kontratës së tij deri në vitin 2026, është bërë i ditur nga klubi i madh anglez të premten.
Kontrata e Heatonit skadonte në këtë verë, por ai do të mbetet në “Old Trafford” edhe për një vit tjetër.
Heaton ka luajtur vetëm në tri ndeshje qëkur iu ribashkua ekipit në vitin 2021.