Futboll

Manchester Unitedi bën ofertë për Martinezin

Emiliano Martinez

Aston Villa ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit për huazim të portierit Emi Martinez.

“Djajtë e kuq” tani po shqyrtojnë opsione të tjera pas telasheve që pati Andre Onana në edicionin e kaluara.

Martinez 32-vjeçar, ka impresionuar përgjegjësit e Unitedit me paraqitjet tek Aston Villa dhe Argjentina, shkruan The Sun.

Edhe Martinez është i interesuar të transferohet në “Old Trafford”.

Por Villa e ka bërë të qartë që portieri Martinez nuk është për shitje. Ai ka edhe katër vjet kontratë, kështu që Villa është në pozitë të mirë.