Portieri David De Gea pritet të rikthehet te skuadra e Manchester Unitedit. “Daily Mail” ka raportuar të enjten se palët tashmë kanë nisur negociatat dhe marrëveshja mund të finalizohet së shpejti.
De Gea me Unitedin do të firmosë kontratë deri në fund të këtij edicioni dhe do të jetë portier i parë i ekipit kur Andre Onana të grumbullohet me Kamerunin në Kupën e Afrikës.
Kupa e Afrikës do të mbahet prej datës 13 janar deri më 11 shkurt në Bregun e Fildishtë.
De Gea do t’i bashkohet Unitedit si lojtar i lirë pasi është pa klub prej përfundimit të edicionit të shkuar kur i skadoi kontrata me ekipin anglez. 32-vjeçari ka qenë pjesë e Unitedit për 13 edicione, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Atletico Madridi.