Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi synon transferimin e Gonçalvesit në verë

Skuadra e Manchester Unitedit së shpejti do t'i nis negociatat me Sportingun e Lisbonës për shërbimet e sulmuesit të krahut, Pedro Gonçalves ka shkruar “Daily Mail” të martën. Bëhet e ditur se ekipi anglez po synon transferimin e portugezit në fund të këtij edicioni dhe për kartonin e tij, është i gatshëm të ofrojë rreth 20 milionë euro dëmshpërblim.

Gonçalves po shkëlqen këtë edicion në kampionatin portugez dhe po kërkohet nga trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer. 22-vjeçari ka shënuar 12 gola dhe ka bërë dy asistime në 14 ndeshje kampionale kurse me Sportingun ka kontratë deri në vitin 2025.