Manchester Unitedi edhe zyrtarisht është në negociata me Sportingun e Lisbonës për mbrojtësin Gonçalo Inacio. “A Bola” ka njoftuar të martën se është trajneri i ri i Unitedit, Erik ten Hag, ai që po insiston në transferimin e 20-vjeçarit në verë.
Për ta lënë të lirë Inacion, skuadra portugeze po kërkon të paktën 45 milionë euro. Tek ekipi anglez po shpresojnë ta bindin Sportingun në lirimin e lojtarit për 40 milionë euro, duke pasur parasysh edhe dëshirën e tij për ta vazhduar karrierën në Premier League.
Inacio sezonin e shkuar është promovuar në ekipin e parë të Sportingut dhe këtë sezon në 44 ndeshje, ka kontribuar edhe me pesë gola e dy asistime. Ai ka kontratë me ekipin portugez deri në vitin 2026.