Manchester Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin e Sportingut të Lisbonës, portugezin Pedro Gonçalves, kanë njoftuar të mërkurën mediumet angleze.
Gonçavles 22-vjeçar po shkëlqen këtë edicion dhe ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, të cilën Unitedi është i gatshëm ta paguajë. Ai ka shënuar 15 gola në 22 ndeshje kampionale në edicionin e tij të parë për Sportingun, ekip që është favorit për ta fituar titullin e kampionit në Portugali. Gonçalves ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2025 kurse vitin e shkuar u transferua nga Famalicao për shtatë milionë euro.