Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi rivalizon Barçën për Willianin

Manchester Unitedi është i gatshëm që të rivalizojë Barcelonën për yllin brazilian të Chelseat, Willian, raporton The Sun.

Sipas këtyre raporteve thuhet se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë rreth 67 milionë euro për Willianin, transmeton Koha.net.

Jose Mourinho, që kishte menaxhuar brazilianin te Chelsea, beson se anësori do të ishte më efikas në sulm, që kur ai kishte humbur besimin në anësorin Anthony Martial.