Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho synon t’ia rrëmbejë edhe një lojtar Chelseat

Manchester Unitedi mbetet shumë i interesuar për të transferuar yllin e Chelseat, Willian në afatin kalimtar të verës, raporton The Sun.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se Jose Mourinho e dëshiron në radhët e veta brazilianin, i cili këtë sezon është duke kaluar në një formë të shkëlqyer, transmeton Koha.net.

Chelsea e vlerëson atë me rreth 60 milionë funta, gjë që nuk pritet ta zmbrapsë Unitedin.

Në verë Unitedi kishte transferuar mesfushorin e Chelseat, Nemanja Matiq.