Përkundër që transferoi Nemanja Matiqin nga Chelsea, trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho kërkon t’i marrë edhe një yll ish-skuadrës së tij.
Sunday Express raporton se portugezi dëshiron ta ketë në radhët e veta brazilianin, Willian, për afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha.net.
Chelsea dëshiron ta transferojë yllin e PSG-së, Lucas Moura që do të hapte rrugën për largim të Willianit.