Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi në garë për Willianin

Foto: Reuters

Pas Juventusit e Barcelonës, edhe skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Chelseat, brazilianit Willian ka njoftuar të hënën e përditshmja spanjolle “Marca”.

Willian 31-vjeçar, në fund të këtij edicioni do të jetë futbollist i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsean.

Braziliani është i vendosur të largohet nga Chelsea në verë kur edhe i skadon kontrata. Ai te Reali, shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës dhe madrilenët janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë trivjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Willian këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka asistuar poaq herë në 16 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean, transmeton Koha Ditore. Ai është pjesë e ekipit londinez prej verës së vitit 2013 kur u pat transferuar nga Anzhi për 35.5 milionë euro.

Willian, në evropë karrierë ka bërë edhe te Shakhtar Donetsku kurse ka edhe 69 ndeshje e nëntë gola me Përfaqësuesen e Brazilit.

Artikuj të ngjashëm