Futbollisti ofensiv brazilian Willian ka zbuluar se negociatat për kontratë të re me Chelsean kanë qenë të vështira, pasi që klubi po refuzon t’ia plotësojë kushtet atij, njofton “The Sun” të mërkurën, transmeton Koha.net.
Braziliani ka kontratë me Chelsean deri në verë. Chelsea i ka ofruar Willianit kontratë të re dyvjeçare, por Willian kërkon kontratë trevjeçare.
“Chelsea më ka ofruar kontratë dyvjeçare dhe nuk do të ndryshojë atë që më ka ofruar. Unë kam thënë se dua kontratë trevjeçare. Situata është e vështirë për shkak të kësaj. Nuk e di nëse është e mundur. Synimi im është të vazhdojë me përqendrim maksimal deri në fund të stinorit”, ka deklaruar Willian.
Juventusi është duke u interesuar për transferimin e futbollistit 31-vjeçar.